Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ritheksoi sot se Partia Demokratike nuk duhet ta ketë luftën politike me ta, por me mazhorncën qeverisëse.
Ai e cilësoi filozofinë e ndjekur nga Partia Demokratike me në krye Luzlim Bashën si staniliste, duke shtuar se ndjen keqardhje për këtë gjë. Ndër të tjera ai tha se su lmet brenda llojit, bëhen nga njerëz pa fantazi, e që tregojnë hapur sipas tij një mungesë inteligjence.
Astrit Patozi: Unë kam një lloj ndjenjë keqardhje, një keqardhje që shkon drejt mëshirës. Sepse është e pamundur që në vitin 2020 të rikthehet ky mentalitet stalinist. Partia Socialiste, që është ish-trashëgimtare e Partisë së Punës, duroi Sali Berishën 30 vite kundërshtar që e kishte brenda saj dhe mirë bëri. Por Partia Socialiste duron Ilir Metën që ka dalë prej saj dhe është kundërshtari më i egër. Kjo është një pranim i një realiteti politik, ti pranon sistemin që e ke pranuar me pahir, pa pahir, e pranon dhe përshtatet.
Si ka mundësi që Partia Socialiste është më e emancipuar në këtë pikë sesa Partia Demokratike me Lulzim Bashën që ka studiuar në Holandë. Kjo është e tepërt dhe unë sinqerisht do të dëshiroja t’ia kursente këtë, edhe vetes, edhe demokratëve, edhe Partisë Demokratike për atë emblemë që ajo përfaqëson ende për shqiptarët, jo vetëm si përmbysja e komunizmit, por si një forcë që i ka dhënë drejtimin politikës në Shqipëri këto 30 vitet e fundit.
Në qoftë se ai apo ata identifikojnë kundërshtarin dhe objektivi jemi ne, atëherë le të vazhdojnë, është reklamë falas për ne. Ne jemi forcë opozitare, ne themi duam të rrëzojmë qeverinë, ky thotë duam t’iu rrëzojmë ju. Ne në opozitë jemi, nuk kemi të shkojmë më shumë, vetëm po shkuam në burg. Mund t’i japim një përgjigje pyetjes se përse Partia Demokratike iu vendos në linjën e patericës për Edi Ramën, jo vetëm juve, po ashtu edhe me Jozofina Topallin që pritet të publikojë sot partinë e re.
Astrit Patozi: Është e vetmja mënyrë që zgjedhin njerëzit pa fantazi e inteligjencë. Sepse mendojnë se që nga viti 44-ër e më këndej Shqipëria nuk ka ndryshuar. Mos pranosh ndryshimin e Shqipërisë është mungesë inteligjence së paku, edhe pa aftësi. Këta mendojnë që duke na treguar ne që jemi armiku, askush nuk do të na votojë ne nga Partia Demokratike edhe ato do të ruajnë oborrin e tyre, pavarësisht se në opozitë.