Paul Pogba ka thënë se ndihet i zemëruar dhe i tronditur nga lajmet, siç i quan ai, të rreme, se e kishte bra ktisur Kombëtaren e Francës, pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i ter rorizmit ndërkombëtar.
Mesfushori i Manchester Unitedit ka njoftuar se do ta padisë tabloidin britanik The Sun, për publikimin e lajmit se ai gjoja kishte marrë vendim për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten, raporton Gazeta Express.
Në një artikull të publikuar të dielën vonë, The Sun shkroi se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban.
Mësuesi Samuel Paty u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit. Presidenti Macron e përshkroi vrasjen si sulm terrorist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez.
“Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të te rrorizmit islamist”, kishte thënë Macron. Thuhej se Pogba i kishte vlerësuar komentet e Macronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë, posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit. Megjithatë, mesfushori 27-vjeçari i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Facebook.
Në një reagim të ashpër në Facebook, Pogba shkroi: “Pra The Sun e bëri prapë… lajme plotësisht dhe 100% të pabaza po qarkullojnë për mua, për gjëra që unë kurrë s’i kam thënë e as s’i kam menduar. Jam i tro nditur, i zemëruar dhe i tërbuar sesi disa ‘burime të mediave’ më përdorin mua për të shkruar tituj të rremë për temën e ndjeshme të ngjarjeve të tanishme në Francë dhe duke e përfshirë edhe ekipin kombëtar në këtë mes. Unë jam kundër të gjitha mënyrave të dhu nës dhe ter rorit. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajme, duke e shkelur lirinë e vet të shtypit, duke mos e vërtetuar atë që e shkruajnë dhe e prodhojnë, duke krijuar thashetheme pa iu bërë fare se po e prekin jetën e të tjerëve dhe jetën time. Do të ndërmarr veprime ligjore kundër atyre që i publikuan dhe i shpërndan këto lajme 100% të rreme. Edhe një gjë për The Sun, të cilit nuk i bëhet vonë: disa prej jush mbase keni shkuar në shkollë dhe do ta mbani në mend sesi mësuesi ju ka thënë që gjithmonë duhet t’i kontrolloni burimet tuaja, e mos të shkruani pa qenë të sigurt. Por, hej disa prej jush e bëtë prapë dhe atë për një temë shumë serioze, turp t’ju vijë!”
Pogba i ka bërë 72 paraqitje për Francën në përgjithësi, duke i shënuar 10 gola, si dhe luajti rol kyç në triumfin e gjelave në Kupën e Botës 2018 në Rusi.