Përjashtimi i Luan Baçit nga Komisioni “Ruli-Nishani”, nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ka revo ltuar PD-në e Fierit, që drejtohet pikërisht nga Baçi.

Kjo e fundit i ka drejtuar një letër Lulzim Bashës.

Letra

Fier më 25.10.2020.

LËNDA :

K ë r k e s ë

DREJTUAR: Kryetarit të Partisë Demokratike

Z.Lulzim BASHA

I nderuar z kryetar ,sot më datë 25.10.2020 Kryesia e Degës së Partisë Demokratike Fier , u mblodh në një mbledhje te kërkuar nga nënkryetarët dhe sekretataret funksional te kësaj Dege. Kjo mbledhje u kërkua pasi një numër i madh i anëtarëve, sekretarëve dhe kryetarëve të seksioneve, nëpërmjet takimeve direkt dhe telefonatave kërkonin sqarime dhe ishin te shqetesuar në lidhje me situatën e krijuar. Problematika ka lindur që në kohën kur erdhi Lista e Kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit , për t’u votuar në anëtarësi. Anëtarësia pati kontestime te shumta në lidhje me disa emra të cilët nuk ishin pjesë aktive e strukturave të PD-s në këto vite, madje kane qene nga ata qe irinizonin strukturat kur organizonin protestat dhe shanin çdo dite drejtimin e PD ne opozite. Por kur nëpërmjet medias mësuan faktin se Kryetari i Degës ishte lënë në pritje, ata kanë kërkuar me insistim sqarim nga nënkryetarët e Degës dhe sekretaret funksional, të cilët mblodhën Kryesinë e Degës për të rrahur mendimet për vazhdimësinë e punës.

Dega e Fierit që nga viti 2013 u ristrukturua, si në përbërje dhe formë. Ka qenë Dega e parë e cila organizoi partinë në qelizë , duke rritur përfaqësimin e anëtarësisë në struktura drejtuese dhe menaxhuese. Nga Grupseksione të cilat mbulonin një numër të madh seksionesh , ne kaluam në Grupseksione më të vogla në bazë lagjesh, të cilat krijonin një lidhje më të mirë midis anëtarësisë dhe qytetarëve. Kjo siguroi pjesmarrje me te madhe dhe krijoi hapsira per gjitheperfshirje duke hyre ne drejtim kushdo qe kishte deshire per te kontribuar. Ky organizim bëri që në zgjedhjet e vitit 2015 në drejtimin e Kryetarit të Degës Fier, të arrihej një rezultat shumë më pozitiv sesa nga zgjedhjet e mëparshme. Puna e vazhdueshme e Kryetarit të Degës dhe strukturave të PD-s solli që në zgjedhjet e vitit 2017 , Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar, pasi shumë degë të tjera patën ulje në rezultatet e tyre, Fieri pati një ngritje cilësore.

Jo vetëm fushatat por të gjitha aksionet politike që janë zhvilluar si në rang lokal apo edhe atë kombëtar Dega e Fierit ka qenë kompakte dhe e konsoliduar ka qene aktive dhe me numer te madh pjesmarresish, duke perballuar dhe nga ana financiare çdo gje vet ne si dege, kjo fal përpjekjeve dhe punës së Kryetarit të deges dhe mbeshtetjes qe ai ka pasur nga ju.z kryetare . Gje qe kryetari i deges na i konfirmonte ne çdo takim qe ne benim duke na sjelle falenderime nga ana juaj. Në këtë takim të Kryesisë u diskutua rreth situatës që është përballur Dega e Fierit. Nëpërmjet medias jemi bërë me dije në lidhje me opinionin e Komisionit të Verifikimit të Figurave të cilat kanë dhene opinion per lenie në pritje Kryetarin e Degës tonë z.Luan Baçi. Në respekt të punës së këtij Komisioni, pa paragjykuar opinionet e tyre, pavaresisht se per hire te se vertetes as na njohin dhe as I njohim, ne si Kryesi e Degës PD-së Fier, jemi gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion Jemi të paqartë sesi ka ndodhur kjo dhe cilat kanë qenë kriteret për të cilat komisioni ka dal me këtë opinion

Gjatë gjithë këtyre viteve opozitë nga viti 2013 deri më sot Dega e PD-së Fier ka qenë një nga Degët më aktive, kjo e konfirmuar edhe nga ana Juaj Z.kryetar Në të gjithë angazhimin tonë politik të këtyre viteve, frymëzuese ka qenë puna e palodhur e Kryetarit tonë z.Luan Baçi. Në takimet që kemi zhvilluar së bashku me Ju nuk mund të harrojmë një thënien Tuaj qe atehere na mbushi me shume besim dhe na gezoi pa mase: “Kontratën ju e keni me kryetarin tuaj Luanin, kurse Luani kontratën e ka me mua”, kjo thënie ishte në kontekstin e vazhdimësisë së punës tonë edhe pas fitores së madhe të Partisë tonë. Në këto kushte kur bëhemi me dije se kryetari ynë z.Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i Vlerësimit, ne mbetemi të zhgënjyer dhe në dilem të vazhdimësisë tonë. Në procesin e nxjerrjes së kandidaturave, në çdo seksion dhe grupseksion figura e z.Luan Baçi është përmendur si figura më e spikatur dhe e pa konkurueshme, ku çdo anëtarë i Degës tonë e gjente veten të përfaqësuar në këtë kandidaturë.

Po kështu dhe gjatë procesit model të votimit që është bërë në Degën tonë , z.Luan Baçi ka marrë numrin më të vogël të kontestimeve,e pa perfillshme ne raport me pjesmarrjen, por duke pasur parasysh edhe faktin qe qenja ne drejtim prej shume vitesh krijon edhe problematika, fakt që tregon se figura e këtij kandidati është me e perkrahura në anëtarësinë e Degës së Fierit. Kryetari i deges tone eshte zgjedhur dy here me vote plebishitare dhe kjo tregon mbeshtetjen qe ne I kemi dhene dhe besimin qe kemi te ai Kryesia e Degës e ndodhur përpara gjithë këtyre pikëpyetjeve në lidhje me këtë qëndrim të Komisionit, opinioni i të cilit ka cënuar jo vetëm integritetin e figurës së Kryetarit të Degës por ka cënuar dhe punën, angazhimin tonë të të gjithë këtyre viteve opozitë, mendojmë se një takim me Ju do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar rradhët e PD-së Dega Fier. Ju lutemi na mundesoni nje takim me Kryesinë e Degës ose nje perfaqesi e vogel e jona ,ose sit a mendoni ju z kryetare për te na qartesuar situaten dhe te na mbushni me me shume besim per betejat qe na presin

Ne do tju luteshim duke marre parasysh faktin qe jemi pothuaj ne prage fushate dhe gjerat jane shume te brishta qe kryetari i deges te vazhdoj te drejtoj degen siç e kemi drejtuar suksesshme gjate shume viteve, deri ne daljen e listes perfundimtare te kandidateve te Qarkut Fier ku ne ta kemi si perfaqsues tonin.ne vendin qe meritojme kjo sipas edhe asaj qe ju na keni vleresuar. Kjo do te na gezoje dhe do te na mbush me besim Z Kryetar dhe ju garantojme se dega jone eshte shume kompakte, me 49 kryetar grup seksionesh, me 49 sekretar grup seksiones me nje bord keshillimor model, me antaresi aktive dhe drejtues seksionesh te sakt me mbeshtetjen tuaj do te arrijme rezultat qe as nuk eshte menduar ndonjeher ne Fier. Kryetari i deges z Baçi per hire te se vertetes na beri me dije dhe na qartesoi se keni thirrur ne takim dhe situata eshte e sqaruar, komisioni ka vepruar jashte kompetencave eshte opinion pa argumenta dhe se kjo çeshtje do te trajtohet ne kryesine e PDSH dhe nga ju Z Kryetar dhe do te marre zgjidhje perfundimtare ne te mire te punes per fitoren e PD

Z Kryetar ne ju kerkojme ndjese per shqetesimin nuk eshte çeshtje emrash, por çeshtje pune, dhe ceshtje besimi ,jemi te shqetesuar per punen e shume viteve sebashku nen drejtimin tuaj dhe rezultatit i pritshem i shkelqyer, por qe kemi shume merak se si do te jete ky rezultat, ne qofte se nuk merret konsiderat mendimi i antaresis ashtu si beri komisioni i vleresimit.

Me shume besim dhe respekt per ju.

Bashkangjitur janë dhe firmat e anëtarëve të Kryesisë së Degës Fier.si dhe te sekretareve te grup seksioneve dhe anetare te Bordit keshillimor.