Sot ka ardhur lajmi për infektimin me Coronavirus të Cristiano Ronaldo-s pas testeve të bëra te kombëtarja e Portugalisë gjatë ndeshjeve të Nations League. CR7 duhet të qëndrojë në karantinë në atdhe për 14 ditë dhe ekziston rreziku që të humbasë ndeshje të rëndësishme.

Sfida të rëndësishme si ajo me Barcelona-n, me të cilën Juventus-i do të përballet pas pesëmbëdhjetë ditësh në Torino.

Ndeshjet e ardhshme të Juventus-it: 17.10 Crotone-Juventus, 20.10 Dinamo Kiev-Juventus, 25.10 Juventus-Verona, 28.10 Juventus-Barcellona, 01.11 Spezia-Juventus, 04.11 Ferencvaros-Juventus.