Një pallat është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës. Mediat raportojnë se pallati ndodhet afër Policisë së Durrësit.

Zjarrfikësja dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa dyshohet paraprakisht se një shkëndijë elektrike nga një aspirator ka shkaktuar zjarrin i cili është përhapur në ambientet e pallatit.

Deri më tani mësohet se nuk ka lëndime në njerëz prej zjarrit.