Miralem Pjanic thotë se Barcelona e meritoi fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit. Barça triumfoi 0-2 në fund në Torino, ani pse vendasit e dërguan tre herë topin në rrjetë, tre gola jo të ligjshëm, gjithmonë sipas VAR-it që ia ndalonte Alvaro Moratas.

Në këtë mbrëmje, nga minuta e parë për mysafirët luajti Miralem Pjanic, njeriu që e njeh më së miri Juven, pasi ka luajtur disa sezone, deri verën që lamë pas kur kaloi te Barça për më shumë se 60 milionë euro. Ai beson se Barca e tij i meritoi tri pikët.

“Jam i lumtur që u ktheva këtu dhe takova shumë shokë”, tha Pjanic për Mediaset pas fitores 2-0. “Ishte ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, por ne e merituam fitoren kundër një skuadre shumë të mirë. Kjo fitore na jep besim për të vazhduar përpara”.