Partia Demokratike është duke zhvilluar sot zgjedhjet për kandidatët për deputetë në Devoll, por duket se ky proces nuk ka shkuar siç duhet. Mes drejtuesve lokalë të Devollit ka plasur grushti. Disa mbështetës të ish-kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati kanë qëlluar me grushte kryetarin e PD-së Arben Miza, raporton CNA.al

Situata ka degjeneruar edhe më tej, pasi në këtë sherr janë nxjerrë edhe armët. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ka tentuar të ndalojë sherin, por thirrjet e tij për qetësi kanë qenë të kota.

LEXO EDHE: Basha hedh në “kosh të plehrave” sekretarët e tij
Demokratët kanë rrahur kryetarin e PD-së, pasi ky i fundit ka ngritur akuza ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

Kujtojmë se Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.