Këngëtarja e njohur,Billie Eilish është duke bërë lëmsh rrjetin. Një palë atlete që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram janë duke vendosur në pikëpyetje shumë ndjekës së saj. Billie ka postuar në Instagram një foto ku shiheshin një palë atlete Nike Air. Ajo tha se babai i saj pretendonte se atletet ishin “rozë dhe të bardhë”, por sipas saj nuk janë kështu.

Epo shumë ndjekës i japën të drejtë babait të Billie dhe kjo gjë ‘e çmend’ këngëtaren. “Jo ju thoni që atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë!”– shkroi Billie një video ku shfaqej e habitur. Fituesja e Grammy ka prova se atletet nuk janë me të vërtetë rozë dhe të bardhë. Ajo tregoi një foto të tyre, dhe është e qartë se ato në të vërtetë janë jeshile dhe të bardha.