Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur këtë të diel disi ndryshe mes një pylli me gështenja. “Mirëmëngjes nga pylli me Gështenja! Po piqen!” shkruan Meta krahas një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku ai shihet me një degë gështenje në dorë.
Presidenti Meta është shumë aktiv në rrjetet sociale ku herë pas herë shpërndan foto nga e përditshmja e tij jashtë presidencës.