Rastet e reja me COVID-19 kaluan pragun prej 5 000 gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Rreth 5 300 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 53 kanë humbur jetën, sipas shifrave zyrtare.

Shumica e infektimeve janë regjistruar në rajonin e Mazovias, që përfshin kryeqytetin e Varshavës, raporton ATSh. Polonia ka regjistruar 2 972 të v de k ur që prej fillimit të pandemisë. Që prej ditës së sotme, polakët duhet të mbajnë një maskë në hapësirat publike, duke përfshirë dhe ambientet e jashtme në kuadër të masave të reja kufizuese.