Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë të hënë se do të bëjë gjithçka që të respektohet marrëveshja e 5 Qershorit që u arrit mes palëve për Kodin Zgjedhor. Meta tha para gazetarëve se është me popullin shqiptar dhe se do t’i qëndrojë amanetit që ka lënë Skënderbeu.

“Presidenti do të bëjë çdo gjë që të respektohet 5 Qershori. Ata do të vendosin me kokëfortësinë e tyre që ta çojnë Shqipërinë në referendum, patjetër… Presidenti është me të gjithë popullin shqiptar që do t’i qëndrojnë amanetit që na ka lënë Skënderbeu ynë, i të gjithë shqiptarëve”, tha Meta.

Meta u pyet edhe nëse ka ndonjë plan për të penguar kalimin e Kodit Zgjedhor.

“Presidenti ka plane pa fund për të garantuar që Shqipëria të mos bjerë në një humnerë ku po e shtyjnë prej vitesh ta shtyjnë forcat antishqiptare”, tha Meta.