Nga Gëzim Basha
Dy dekadat e fundit, Shqiperia ka pasur disa nga Presidentët më qesharakë të krejt rajonit duke e ulur ndjeshëm dinjitetin e shtetit! Mund të kishim pasur në krye të shtetit intelektualë dinjitozë, Europianistë të shquar që do ta kishin afirmuar vendin me profilet e tyre serioze. Kadare nuk pranonte, shfajësohen partitë e mëdha, por nuk thonë përse nuk u propozuan, Fatos Arapi apo Sabri Godo!
Emra të tjerë?! Natasha Lako, Sadik Bejko, Visar Zhiti, Bardhyl Londo, Lazer Stani, Hamit Aliaj, Mentor Petrela, Maks Cikuli…lista mund të jetë e shumë e gjatë! Në vend të tyre u sollë me pazare topa dhe nishane të bjerrur, një amalgamë e otomanizmit me enverizmin—simboli apo metafora operacionale e tranzicionit Shqiptar! Ja tani edhe ky i fundit që d e h e t vetëm nga avujt e alkoholit kur DJ-i vendos këngën e tij të preferuar, Ta gëzojë Baftjari / me raki nga Skrapari… Edhe në kohët më tr ag ji ke, nuk na ndahen karagjozët!