Ilir Meta ne morine e marrezirave qe deklaroi tek “Zone e Lire”, u shpreh edhe se ka vite qe s’fle gjume. Meta: Mos e provokoni popullin shqiptar. I ngre unë dhe vetëm një herë, do ti ngre atëherë kur duhet. Atë ditë që do të jetë dita e fundit E kam me shpirt unë, me strategji. Kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe askush nuk mund t thotë nesër se presidenti nuk na tha. Këtu institucionet kanë rënë, shteti është kapur dhe është koha të ngrihet populli.

Çdo gjë në kohën e duhur! Është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri. Pyetje: Ka përgjegjësi Meta që e bëri Ramën kryeministër në 2013? Meta: Ilir Meta nuk ka asnjë përgjegjësi. Unë kam bërë me zotëritë marrëveshje para zgjedhjeve. Ishin bllokuar tre ligjet për integrimin por kushti ishte që do votosh tre ligjet tani për të zhbllokuar integrimin. Kushtet e mia kanë qenë në këtë drejtim. Nuk kam asnjë përgjegjësi që janë marrë. Nuk e kam ditur që ky është pjesë e kësaj, tani e kam të qartë dhe e kam të qartë se si funksionon.

Këto që thash janë fakte sa i takon procesit të integrimit në raport me Malin e Zi. E vetmja gjë pozitive që ka ndodhur është rekomandimi pozitiv që u dha në 2016. Kjo është historia. Kjo është shumë serioze dhe lidhet me shumë gjëra të tjera.