Edhe pse duket si një dukuri e rrallë, 60-80% e njerëzve përjetojnë deja vu, por për disa, kjo mund të nënkuptojë ndonjë problem shëndetësor, për të cilin trupi po ju dërgon sinjal.
Do të thotë që je i ri.
Përvoja e parë e deja vu më shpesh u ndodh fëmijëve që janë 10 vjeç ose më të vegjël. Sidoqoftë, periudha kur ndodh më shpesh është midis moshës 15 dhe 25 vjeç. Pas kësaj, ky fenomen fillon të shfaqet më rrallë teksa plakeni.
Do të thotë që truri juaj po punon.
Sipas shkencëtarëve, kjo mund të jetë një shenjë e një mendjeje të shëndetshme dhe mund të tregojë se jeni në gjendje të dalloni sinjale që nuk janë të sakta.
Kujtesa juaj mund të mos jetë e sinkronizuar.
Ka shumë ekspertë që besojnë se deja vu ka të bëjë me mënyrën e kujtimit të ngjarjeve të mëparshme. Kjo mund të jetë një përgjigje ndaj një situate që i ngjan një përvoje nga e kaluara që nuk e mbani mend fare. Ndoshta ka ndodhur kur keni qenë fëmijë ose nuk mund ta mbani mend për ndonjë arsye tjetër.
Mund të ndodhë para një krize.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të shenjave fizike dhe mendore që mund t’ju tërheqin vërejtjen para një krize, dhe njëra prej tyre është deja vu. Pra, nëse vuani nga krizat, qëndroni në gatishmëri nëse gjërat përreth jush fillojnë të duken të njohura, edhe pse nuk keni qenë në një situatë të tillë më parë.
Sidoqoftë, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe nëse nuk keni probleme neurologjike. Në fakt, deja vu ndodh në të njëjtën pjesë të trurit.
Jeni tepër i rraskapitur ose i stresuar.
Ju mund të përjetoni ndjenjën e çuditshme të familjaritetit më shumë se zakonisht kur jeni të lodhur dhe nën stres. Nëse vazhdon, duhet të gjeni mënyra të ndryshme për të pushuar më shumë dhe për t’u çlodhur. Kjo ka të ngjarë të ndodhë sepse kur jemi nën stres vëmendja jonë është më e ulët.
Nëse ju ndodh shpesh, deja vu mund të jetë shenjë e ankthit.
Ka pasur raste kur deja vu është shkaktuar nga ankthi, gjë që e bën këtë çrregullim mendor edhe më keq. Edhe pse shkencëtarët kanë punuar për këto, ende duhet të kryejnë më shumë teste për të konfirmuar zbulimet që kanë bërë.