Kryeministri Edi Rama ka vizituar Manzën e Durrësit ku do të rindërtohen 280 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019.
Në një moment një qen po i lehte kryeministrit nga larg dhe kjo duket se e ka shqetësuar atë teksa ministri i Rindërtimit ishte duke i dhënë shpjegime.
Rama ka gjetur rastin që pikërisht nëpërmjet qenit të thumbojë Metën për dekoratat ” Pusho o pusho, do dekoratë ai tashi, di dekoratë…”.
Kjo ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit që shoqëronin Ramën por ai nuk vijoi më me batutat.