Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë në qarqe. Në një prononcim për medie, Rama tha se Kodi Zgjedhor do të votohet pa asnjë ndryshim. Ai shtoi se, askush nuk duhet të vërë në dyshim vullnetin e Parlamentit.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimi pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është vituar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta.”- thotë Rama.