Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përjashtimin nga kandidat për të deputet të PD në Korçë, çunin e Fahri Balliut, Klevisin. Gjatë fjalës që mbajti në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha me ironi se ka pasur qytetarë që kanë shkuar te platforma e bashkëqeverisjes që kërkonin drejtësi për të.
“Sot mësuesit hyjnë në sistem falë meritës së tyre, po vetë studentët, ata që nesër bëhen mësues, mjekë, nënpunës, ata që nesër trokasin në dyer të ndryshme si në universitet, falë Lindita Nikollës, hynë më se është djali i Fahriut? Nuk e besoja dot se kishin shkruar te platforma e bashkëqeverisjes së kërkonin drejtësi për Klevisit, apo mbesa e Monikës, e Saliut, nuk hynë dot më. Mund ta kenë babain me shumë lekë, por vjen djali i një cobani që të lë mbrapa, partia nuk bën asnjë punë. keni pasur vështirësi për të hequr dorë nga disa zakone, kaloi dhe kjo vështirësi.
Kështu është në të gjithë fushat, si është sot Shqipëria me fëmijët, më e drejtë apo siç ishte, që kur dalin nga barku i nënën, merrnin një cek 50 mijë lekë në letër, një pjesë se merrnin fare se mbetej në ato zyrat e pushtetit vendor dhe të ministrisë së brendshme dhe nuk e merrnin, shkonte pastaj në Bashki ce merrnin ca s’e jepnin. Sot si është, 400 mijë lekë, 800-1200 sipas fëmijëve, i pari i dyti i treti, e merr në maternitet në dorë dhe shk në bankë dhe e merr kur të duash, është i joti, po kur shkojnë fëmijët në shkollë?
Është siç ishte? Kush ka lekë ble libra, kush jo? Të gjithë i kanë librat falas dhe jo vetëm i kanë librat falas, po ca librash kanë, se mund t’i japësh falas librat e Fahriut, Hakiut, por u jep një hall të madh në dorë si ato tekstet kur varet teksti i kujt të binte se dikur ishte 28 nëntor dita e çlirimit dikur 29, diku pula quhej kafshë e egër, diku shtëpiake.“, tha Rama. (TemA)