Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një konferencë me gazetarët për të folur për infrastrukturën kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale. Ai tha se ishte shumë i fokusuar në procesin e ndërtimit të aeroportit të Kukësit dhe se po i ndjek punimet hap pas hapi. Madje kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje flet çdo ditë në telefon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Po punojmë çdo ditë, dhe dita ime nis me telefonatën e ministren në mëngjes e mbyllet po me ministren për këtë proces.Krahas kantiereve të infrastrukturës rrugore, ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale. Askush s’e ka parë kantierin e Kukësit, ku po bëhet një punë e madhe me orë të zgjatura për aeroportin e Kukësit.
Faza përmbyllëse e punimeve do të kërkojë edhe disa muaj. Po punojmë çdo ditë, dhe dita ime nis me telefonatën e ministren në mëngjes e mbyllet po me ministren për këtë proces. Do të rihapet gara për projektin aty ku është ndërprerë për shkak të mbylljes së përgjithshme,” tha Rama.