Pak ditë më parë mediat në Kosovë hodhën dyshime se Anita Haradinaj është dhunuar keq nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe Anita. Në një intervistë ajo është shprehur se lajmet nuk janë aspak të vërtetë. Ndër të tjera ajo tha se Ramush Haradinaj gjatë 17 viteve martesë e ka ‘rrahur’ vetëm me dashuri.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se nuk është hera e parë që përballet me lajme dhe thashetheme të tilla. “Nuk është hera e parë që e kam shikuar këtë më është trrashur lëkura themi ne. Kjo ka qenë shumë e ulet nuk ma ka bërë mua shumë shqetësim. Më shumë i ka bërë familjes time. Unë atë ditë kam qenë në Durrës tek një shoqja ime,” tha Anita ndër të tjera për ‘abcnews’.