Kylian Mbappe është ndier i lumtur që ka luajtur kundër njërit prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe idhullit të fëmijërisë, Cristiano Ronaldo.

Ylli francez kohë më parë kishte treguar që idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, ndërsa të dielën në Ligën e Kombeve është ndeshur Franca kundër Portugalisë, ku ai e kishte rastin të luajë kundër idhullit.

“Idhulli im”, ka shkruar Kylian Mbappe për Cristiano Ronaldon në ‘Twitter’, pas ndeshjes. Postimit ia bashkëngjiti edhe një emoji ‘Goat’, që nënkupton “më i miri i të gjitha kohëve”.