Champions League është një kompeticion shumë i vështirë dhe nëse skuadra po kalon një moment emergjence, nuk është e lehtë të arrihet fitorja. Real Madrid, për shembull, po kalon një moment të tillë në krahun e djathtë. Dani Carvajal është dëmtuar në gju dhe Adrian Odriozola është doërzuar menjëherë pas tij.
Zinedine Zidane ka qenë i detyruar të pështatet dhe ka akivizuar mbrojtësin e majtë Nacho Fernandez në atë pozicion. Spanjolli ka zbritur në fushë edhe në Clasico kundër Barcelona-s, por është zëvendësuar në minutën e 43-të për shkak të një dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë.
Në vendin e tij është aktivizuar Lucas Vazquez, që në këtë pikë mund të jetë në fushë edhe kundër Borussia Moenchegladbach të martën. Një situatë që mund të shkojë kështu deri më 3 nëntor, dita kur do të luhet Real Madrid-Inter.