Mbappe është dëshira e madhe e Perez dhe Zidane, në vitin 2021 ai ka shumë gjasa ta veshë fanellën e bardhë. Për nëntë sezone me radhë, Real Madridi e pati në skuadër më të mirin në botë, Cristiano Ronaldon, që ndihmoi Los Blancos të triumfojnë në gara të ndryshme, për t’u larguar në vitin 2018 me 16 trofe, 450 gola në vetëm 438 paraqitje – statistika të fri kshme.
Që nga ajo kohë, Reali ka dështuar të gjejë një zëvendësues të denjë, një lojtar që do t’i shënonte 40, 50 apo 60 gola në sezon – siç bënte CR7. Megjithatë, duket se Reali tashmë e ka gjetur, por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, për të cilin duhet shpenzuar së paku 200 milionë euro. Bëhet fjalë për Kylian Mbappen, talentin 21-vjeçar francez të Parisit.
Realit po i mungojnë golat dhe Mbappe është opsioni më i mirë për t’i rigjetur ato. Francezi shkëlqeu në fitoren 4-0 të PSG-së kundër Nimes, duke shënuar dy herë, gola që i shënoi me një lehtësi të jashtëzakonshme, diçka që nuk po e bëjnë Vinicius, Hazard, Rodrygo apo edhe Marco Asensio, që luajnë të gjithë në krah. Mbappe shihet si zëvendësuesi ideal i CR7 nga i cili Reali do të përfitonte së paku 10 sezone me radhë, pasi Mbappe tani është vetëm 21-vjeçar.
Numri një i Madridit, Florentino Perez dhe trajneri, Zinedine Zidane, janë admirues të mëdhenj të su lmuesit francez dhe që tashmë raportohet se ka nisur operacioni për ta kompletuar transferimin e Mbappes në Real në verën e vitit 2021.