Gjermania ka regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja me koronavirus gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas institutit ”Robert Koch” duke shënuar rritjen më të lartë ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve deri tani në 449 275 dhe të të v de k ur ve në 10 098.
Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin. Sipas një dokumenti, qeveria po bën presion për mbylljen e bareve dhe restoranteve nga 4 nëntori deri në fund të muajit, me përjashtime për ushqimin e gatshëm.
Sipas planeve, tubimet në publik do të jenë të kufizuara në anëtarët e vetëm dy familjeve dhe turizmi i brendshëm do të ndalohet gjerësisht. Merkel është planifikuar të zhvillojë video-bisedime me kryeministrat e 16 landeve, sot pasdite vonë.