Stresi dhe Keisi nuk janë më bashkë dhe duket se vendimi për përfundimin e martesës ka qenë i përbashkët. Sipas reperit as ai e as Keisi nuk kanë qenë fajtor për ndarjen, sepse të dy e kanë lënë njëri-tjetrin. I pyetur në intervistën “60 sekonda për Prive” nëse e la ai Keisin apo e la ajo, Stresi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”.

Pas kësaj përgjigjeje kuptohet se shanset për rikthim janë të pakta, ndërkohë që ata e dëshmuan këtë gjë edhe me anë të disa deklaratve të bëra disa javë më parë. Gjatë intervistës për Prive, Stresi është shprehur se i ka harruar të dashurat që ka pasur dhe se kur t’i vijë radha do të martohet.

Reperi ka qenë i martuar zyrtarisht me Keisin, por ende nuk e dimë nëse pas ndarjes ata kanë përfunduar procedurat e divorcit mes tyre. Para 2 vitesh Stresi dhe Keisi zbuluan se ishin martuar e madje flisin se kishin plane për një dasmë, por gjithçka mbeti në mes pas ndarjes së papritur.