Nuk e dimë ç’ndodhi papritur, por aktori i humorit dhe protagonist prej sezonesh në “Shiko Kush Luan”, Rezart Veleshnja, është larguar papritur nga emisioni. Megjithëse as ai dhe as Luana s’kanë lajmëruar ndjekësit për këtë ndryshim, mungesa e Rezartit është vënë re në videon promo të emisionit që do të transmetohet sonte.
Aktori nuk është si çdo herë krah kolegut të tij Florian Binaj, si kapitenë të dy skuadrave, por vendin e tij e ka zënë dikush tjetër. Siç e shohim në video, ka qenë aktori Irgen Çela, i njohur si Xhoda, ai që ka zënë vendin e Rezartit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky largim është i përhershëm apo ka ndodhur vetëm për këtë puntatë. Mbetet për t’u mësuar!