Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kryeministri Edi Rama po kujdeset qëllimisht që gjendja e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë të përkeqësohet.

Sipas tij, Rama kërkon që të fusë shqiptarët sërish në karantinë, që të mos zhvillojë zgjedhjet. “Edi Rama kërkon që gjendja e pandemisë të përkeqësohet, që të ketë justifikimin për të rikthyer karantinën që të mos ketë zgjedhje në Shqipëri. Ai po kujdeset qëllimisht që situate e pandemisë të përkeqësohet”-tha Klevis Balliu.