Këshilltarja e Donald Trump, Hope Hicks, e cila u bë shkak për infektimin e presidentit amerikan më koronavirus, është rikthyer në detyrë. Të enjten ajo u fotografua t’i bashkohej stafit të presidentit. Hope udhëtoi me Trump për një fushatë dy ditore të tij në Karolinën e Veriut dhe Florida.
Por, edhe pse vetëm pak kohë më parë ajo u infektua me Covid dhe infektoi edhe Trump, Hick u fotografua duke mos mbajtur maskë. Natyrisht që as Trump nuk mbante maskë, dhe kështu që me sa duket ajo ndjek shembullin e shefit të vet.