Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se do të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë.

Nuk do të ndodhë tani, por pas Kupës së Botës në Katar 2022.Gjatë një interviste për “Bein Sport”, sulmuesi i Juventusit u pyet se si ndjehej që Kupa e Botës do të zhvillohej në Katar.

“Ylli” portugez u shpreh se zhvillimi i botërorit në Katar ishte një ndjenë e bukur, pasi e viziton shpesh atë vend.Në të njëjtën kohë, Ronaldo zbuloi se ai botëror do të ishte i fundit për të me kombëtaren portugeze.

“Shumë mirë, për mua. Në Katar unë mund të luaj për herë të fundit në një Kupë Bote. Shkoj shpesh me pushime, në Katar si dhe Dubai. Jam i lumtur sepse me siguri do të jetë turneu i fundit ndërkombëtar”- thotë Ronaldo.