Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e superndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Barcelonës. Ylli portugez, i cili ende duhet të merret me koronavirusin, bëri një përmbledhje të kushteve të tij shëndetësore në rrjetet sociale, duke inkurajuar gjithashtu shokët e tij të skuadrës: “Ndihem mirë. Forca Juve”. Sidoqoftë, midis komenteve, ka edhe fjalë të destinuara për të ngritur dyshime kundër testeve anti-Covid: “PCR (tampon)? Budallallëk (dëngla, gjepura)!”
Kujtojmë se tamponi i fundit, i treti në radhë, e nxori sërish pozitiv 35-vjeçarin, ndaj humbi kësisoji përballjen me rivalin e tij më të madh, Lionel Messi, sonte në “Allianz Stadium”. Por çfarë është PCR, që i referohet Cristiano Ronaldo? PCR (Proteina Reaktive C) nuk është asgjë më shumë sesa testi anti-Covid, që njihet në gjuhën popullore si “tampon”. Prandaj, sulmuesi i Juventusit vuri në dyshim rezultatin e ekzaminimit të fundit të kryer, që konfirmoi se ishte ende pozitiv me koronavirus.
Lumë pëlqimesh për fjalët e lojtarit, që përsëriti se ndihet mire me shëndet. Një ditë pasi rezultoi me Covid-19, gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze, edhe motra e tij shpërtheu në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë virus si “mashtrimi më i madh i parë ndonjëherë”.