Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga dy të rinjtë, që humbën tragjikisht jetën një ditë më par nga tërmeti katastrofik në ishin grek Samos, që shkatërroi dhe qytetin turk Izmirin, ku në këtë të fundit janë konfirmuar deri më tani 25 vi k tim a. Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Siç theksojnë mediet fqinje, ata janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën, duke mos ditur se v d e k j a  i priste të dy. Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit, duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.