Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nisur nga rritja e rasteve me koronavirus vizitoi zonat më të populluara të qytetit të Librazhdit për të parë nga afër respektimin e masave anti COVID-19, të cilat shërbejnë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra, Balla shpërndau maska për qytetarët si dhe i bëri thirrje atyre që të respektojnë rregullat e distancimit social si dhe të mbajnë maska mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit.

Sipas Ballës, jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Masat #antiCOVID Jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët. Isha në Librazhd dhe në zona të mbipopulluara sikurse janë tregjet, do të insistojmë në respektimin e plotë të masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Mos harroni #maskë #distancë #higjienë