Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë një paralajmërim të fortë teksa ka deklaruar se nëse masat aktuale kufizuese nuk mjaftojnë atëhere vendi shkon drejt një mbylljeje të dytë totale. Filipçe sqaron se Maqedonia e Veriut është ende shumë larg këtij hapi, por qeverisë po i mbarojnë mundësitë dhe nëse qytetarët nuk u përmbahen masave atëhere s’do të ketë zgjidhje tjetër.
Maqedonia e Veriut ashtu si Ballkani dhe Europa po përjeton një tjetër rritje të shifrave të COVID-19 e cila ishte paralajmëruar për sezonin vjeshtë-dimër. ”Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha Venko Filipçe.