Qeveria ka rishikuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse ose pajisjeve mbrojtëse (maska, shall apo lloj tjetër mbulimi i hundës dhe gojës), kudo gjatë qëndrimit, jashtë, brenda në ndërtesa publike, në punë dhe në publik dhe transporti privat.
Përjashtim do të bëhet për sporte të jashtme dhe të brendshme në përputhje me protokollet e sigurisë, në transportin privat nëse të gjithë personat në automjet janë nga e njëjta familje ose jetojnë në një familje të përbashkët, në institucionet hotelierike në përputhje me protokollet për distanca dhe dezinfektimi, kur qëndroni në zyrë – nëse personi është vetëm në dhomë, si dhe për fëmijë deri në 6 vjeç, domethënë për fëmijët e moshës parashkollore.
“Ndalohet grupimit= në shtëpi për festime familjare, festime dhe tubime të tjera në grupe, është propozuar që një ngjarje familjare në një banesë, apartament ose shtëpi mund të strehojë maksimumi katër persona, si dhe është ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësirën publike pas orës 22:00, pra ndalohet grupimi në parqe, zona publike apo kudo në të hapur”, informojnë nga Qeveria.