Kishte kohë që ishte paralajmëruar, por tani qeveria spanjolle ka urdhëruar mbylljen e Madridit, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Sipas njoftimit në media, do të izolohen zonat përreth kryeqytetit spanjoll, pasi ato kanë shfaqur rritje masive të rasteve. Nën rregullat e reja, qytetarëve nuk u lejohet të dalin jashtë zone, duke përjashtuar vetëm udhëtimet e veçanta.
Megjithatë, qeveria lokale e Madridit ka thënë se izolimi nuk është ligjërisht i vlefshëm. Nën izolim do të lejohet lëvizja për punë, vizita te mjekët dhe lëvizja për pazar. Parqet dhe terrenet sportive do të mbyllen. Gjithashtu nuk do të lejohet grumbullimi në më shumë se 6 persona.
Në Madrid trendi i infektimeve është 780 raste për 100 mijë banorë.