Pesë vite më parë askush nuk do e besonte se Tirana që kishte vetëm 30 për qind të rrugëve të ndriçuara, sot ka ndriçim LED. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar sëfundmi foto nga rruga e Elbasanit e cila i është shtuar listës së gjatë të rrugëve që janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, që është ekonomike dhe mbi të gjitha miqësore me natyrën.

“Punët e mira nuk kanë fund. Edhe Rruga e Elbasanit, tashmë është pajisur me ndriçim LED. Më shumë siguri, por gjithmonë kujdes. Siç shihet edhe nga fotot e gjithë zona ka ndryshuar pamje falë këtij ndriçimi”, theksoi Veliaj.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.