Një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, përpiqet të jetë tepër aktive në rrjete sociale dhe të komunikojë sa më tepër me ndjekësit e saj. Mirëpo, postimet më të shpeshta që shohim në llogarinë e Rudinës janë ato të punës, ndërsa jetën personale moderatorja përpiqet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.
Por, dashuria për fëmijët i tejkalon edhe këto “rregulla strikte” që i ka vendosur vetes, ndaj sot Rudina nuk mundi të mos ndante një moment tepër të ëmbël me të bijën, Mian. Kjo pasi e vogla ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe ka mbush 5 vjeç. Rudina ka ndarë me ndjekësit një foto ku Mia shihet duke pikturuar dhe nga ajo që shohim në profil është rritur shumë dhe tashmë është bërë një zonjushë e bukur.