Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth akuzave për thyerjen e embargos së OKB-së duke dërguar naftë ko ntrab andë në Serbi gjatë lu ftës së Kosovës. Berisha tha se 95% të naftës Serbia e merrte nga Rumania, ndërsa nuk mohoi që edhe nga Shqipëria kishte k ontrabandë, por “me mushka e gomerë”. Në emisionin “Kojshia”, Berisha tha se në kohën kur mësoi se kontrabandistët shqiptarë që i çonin naftë në Serbi shtireshin si një kompani e kohës e quajtur “Shqiponja”, dha urdhër për shkrirjen e kompanisë së vërtetë. Nje version i ri ky i Berishes dhe per thyerjen e embargos se OKB per naften dhe furnizimin e makines lu ftarake te Milosheviçit me karburant per te v ra r e shqiptaret e Kopsoves.
Ne fillim e ka mohuar, pastaj kur nxori librin Momir Bulatoviç ish kreu i Malit te Zi dhe krahu i djathte i Sllobodan Miloshevic qe zbardhi marreveshjen me Berishen, Berisha ndryshoi strategji! Deklaroi se e kishte bere thyerjen e embargos per te furnizuar makinat bujqesore te Kosoves, permes kufirit me Malin e Zi, te militarizuar nga trupat serbe. Te dielen ne mbremje ka dale me version te ri, e ka shkrire firmen e PD “Shqiponja” ne….vitin 1998!
Pjesë nga deklarata e Berishës: Serbia merrte naftë nga ana tjetër, vinte naftësjellësi nga Danubi. 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi, 4% e merrte kontrabandë nga kufiri, por edhe nga Shqipëria. Unë kam respektuar me të gjithë forcën time ligjin ndërkombëtar për sanksionet, unë nuk mund të them kurrë që s’pati kontrabandë. Nuk ka një shtet në botë që të ndalojë, që të ketë zero kontrabandë.
Në Shqipëri ishte një kompani nafte që quhej “Shqiponja”, që bënte tregti nafte brenda vendit. Më vijnë informacionet mua që kamiona me naftë paraqiteshin si kompania “Shqiponja” dhe shkonin drejt veriut. Veprimi im i parë ishte shkrirja e kompanisë “Shqiponja”. Problemi ishte se ne në liqenin e Shkodrës nuk kishim mjete. Kontrabandistët kishin ndërtuar disa si bote që kalonin thuajse nën ujë. Çështja e kontrabandës nga Shqipëria është më qesharake. E kanë ngritur Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Stanishiqi. Është tjetër kontrabandë ajo që bënte Rumania me tuba, dhe tjetër ajo që bënte fshatari me mushka./ Tema