Ministrja e re e Arsimit, Ervis Kushi në një dalje të saj publike për herë të parë që pas marrjes së detyrës, deklaroi se edhe një ditë të vetme të jesh në këtë detyrë është një privilegj i madh. Kushi ka zgjedhur të flasë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në News24, ku ka ndarë me të gjithë ndjesitë e saj kur mësoi se ishte përzgjedhur të ishte në krye të ministrisë së Arsimit. Ajo pohoi se nuk e priste që ajo të ishte ministrja që do të zëvendësonte Besa Shaninin, raporton ‘BalkanWeb’.

Si ndiheni në postin e ministres? E prisnit? Që të jem e sinqertë nuk e prishja. Isha e fokusuar në punë time si deputete dhe kryetare e PS në Elbasan. Ditët e mia kanë qenë vrull. Tashmë jam shumë e angazhuar për të shpënë përpara ato reforma që dy koleget e mia paraardhëse kanë nisur dhe t’i çojmë para ato.

Kush ua propozoi? Kryeministri. Më thirri dhe më propozoi këtë gjë. Për mua është një privilegj i madh, si pedagoge, si mësuese. Nuk ka një privilegj më të madh se ky. Është privilegj shumë i madh. Dhe një ditë të jesh ministre e Arsimit është privilegj i lartë. Elbasani ka një traditë të trashëguar brez pas brezi në fushën e arsimit. Ju jeni pedagoge në Elbasan dhe Tiranë prej 23 vitesh. Nuk e ushtroni më? E kam ushtruar parak pak ditësh. Besoj se tani është pak e vështirë, e pamundur për shkak të punës. Bashkëpunimi me universitet do ta kem.