Pas më shumë se 4 vitesh negociata me Bankën Europiane do të nisë së shpejti, ndërtimi i hekurudhës Tiranë -Durrës.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Kryeministri Edi Rama tha se kjo do jetë vetëm fillimi i një plani që është plani ynë, por që tanimë ka mundësi financimi nga plani i financimit të BE-së.

“Ndërtimi i rrjeteve hekurudhore në vendet e rajonit dhe lidhjet mes vendeve të rajonit është një nga prioritetet e planit europian. Shqipëria e së nesërmes falë mandatit tonë të tretë, se ju e dini kur vijnë ata, ata rrëmbejnë shinat për skrap. Natyrisht ata kanë problem me hekurudhat se duan tramvaj elektrik si tramvaji që erdhi këtu. Por kjo është tjetër”, u shpreh Rama.