Sot më 15 tetor bëhen fiks 5 vite që nga dita kur Kombëtarja shqiptare u përball në Beograd me Serbinë për eliminatoret e Euro 2020, në një ndeshje e cila më pas rezultoi një ska ndal për shkak të ngjarjeve që ndodhën. Nga serbët nuk u lejua të futej asnjë flamur me simbolet shqiptare, por ‘rregullat i theu’ Ismail Morina, ose ndryshe ‘Ball isti’, i cili me një dron uli në mes të stadiumit flamurin me Shqipërinë e Madhe. Këtë ditë e kanë kujtuar sot edhe në Serbi, me gazetën më të madhe ‘Kurir’ që shkruan se ‘shqiptarët i mirëpritën, por ata i pro vokuan’.
“Serbia e mirëpriti Shqipërinë në një stadium të stërmbushur, në ndeshjet për kualifikueset e EURO 2016, por në stadium u shfaq një dron i të ashtuquajturës Shqipëri e madhe. Mitroviç zbret dronin poshtë, por lojtarët shqiptarë e su lmuan atë, për të marrë flamurin. Tifozët të pro vokuar nga kjo nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë ku su lmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthyen më…
Organizatoi i këtij pr ovokimi skan daloz ishte Ismail Morina, i cili më vonë u bë hero kombëtar në Shqipëri. Morina u ngjit në kishë dhe e lëshoi dronin nga atje. Teka më vonë tha se donte të bënte një verim patriotik për dje gien e flamurit shqiptar në Xhenoa. Më vonë gjithashtu kërkoi falje që shkoi te kisha.”