Sipas faqes së internetit “Projekti i zgjedhjeve në SHBA” e cila përpilon të dhënat e votimit të parakohshëm për zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor në SHBA, thuhet se nëpërmjet postës dhe dorëzimit të zarfit në dorë deri më tani kanë votuar 49.313.897 persona. Rajonet më kryesore më numrin më të lartë të votimeve në vend janë rajonet si Teksas me mbi 5 milionë e 905 mijë, Kalifornia me 5 milionë e 802 mijë dhe Florida me 4 milionë e 256 mijë. Për votimin nëpërmjet postës në vend thuhet se votuesit kanë kërkuar më shumë se 85 milionë fletëvotime.
Drejtuesi i faqes së internetit, profesori Michael McDonald, ekspert i zgjedhjeve nga Universiteti i Floridas në një deklaratë më parë ka thënë se lejimi i votimit të parakohshëm nëpërmjet postës dhe dorëzimit të zarfit në kutinë e votimit në shumë rajone për shkak të koronavirusit është shkaku kryesor i rritjes së shifrave. McDonald, duke parë normat e votimit të parakohshëm, parashikoi se në zgjedhje mund të votojnë 150 milionë qytetarë dhe se kjo do të përbënte 65 për qind të votuesve në vend dhe se pritet pjesëmarrja e nivelit më të lartë që nga viti 1908. Sipas të dhënave të CNN në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 votuan mbi 136 milionë qytetarë.