Teksa presidenti Ilir Meta bën thirrje për protesta pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilësuara si të njëanshme, opozita jashtëparlamentare është kundër.
Një fakt i tillë është pranuar nga aleati kryesor i PD-së, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në Report Tv. Sipas tij, Bojkoti i zgjedhjeve dhe protestat do i shërbenin vetëm Ramës dhe askujt tjetër, për pasojë kanë marrë vendimin që të mos bëhen pre e “lojës së tij”.

“Rama ka menduar që ta provokojë opozitën që të largohen nga zgjedhjet ose të dalin në rrugë. Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë asgjë, do futem në zgjedhjet. Ne mund të dalim në rrugë jo një, por me muaj me arrdhë, por jo për këtë çështje.

Ne presim nga Meta proceduralisht, presim nga Rama që të reflektojë për ato që tha komisioneri, për të gjetur një marrëveshje, ka kohë. Pasi të mbyllet kjo procedurë, do vendosim.

Do hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë zgjedhjet me kështu do i rregullojmë këto gjëra. Nëse do merremi me këtë situatë mund të biem në lojën e Ramës. Ne nuk merremi me këtë punë”, tha Shehi.