Fotografi rus, Sergey Gorshkov rrëmbeu çmimin e parë për foton më të mirë të botës së egër për këtë vit. Ai përjetësoi momentin e pagëzuar me titullin “Përqafimi” të një tigri siberian, teksa ky i fundit duket sikur përqafon një pemë në parkun Leopard në Lindjen e largët të Rusisë.
Në konkurs morën pjesë më shumë se 49 mijë fotografë, duke përfshirë të gjithë botën e egër, që nga organizmat mikroskopikë për syrin njerëzor, e deri tek gjirafat dhe elefantët në Afrikë.