Sipas studimi shkencor të publikuar në revistën mjekësore prestigjioze “The Lancet” Shqipëria renditet me 70 pikë mes 204 vendeve me sistemin më të mirë shëndetësor në botë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot studimin e revistës “The Lancet”, mbi matjen e mbulimit shëndetësor universal dhe indeksin e mbulimit efektiv në vitet 1990-2019 të shërbimeve shëndetësore në 204 vende të ndryshme të globit. “Mirëmëngjes dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjiozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.

Bazuar në kriteret e studimit për mbulimin shëndetësor universal, vendi ynë grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, duke kryesuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa vendi ynë ka 70 pikë në indeks Serbia ka 63 pikë, Mali i Zi 66 pikë, Maqedonia e Veriut 61 pikë dhe Bosnje Hercegovina 64 pikë. Gjithashtu Shqipëria renditet më mirë edhe se vende si Turqia, Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia,.

Studimi është 100% shkencor i cili i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm. Mbulimi Shëndetësor Universal i cili ka qëndruar në themelet e të gjithë reformave të marra në këto 7 vite në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, ka vendosur qytetarin në qendër duke siguruar akses të barabartë, shërbim me cilësi dhe afër vendbanimit.

Treguesit efektivë me trend pozitiv që i mundësuan Shqipërisë një renditje të mirw u bazuan në ndërhyrje për masat e mbulimit shëndetësor universal, parandalimit dhe trajtimit në rezultate të tilla si: Mbulimi më dozën e parë të vaksinës kundër fruthit për fëmijët 1 vjeç paraqitet në vend (MCV1) 92%. Mbulimi vaksinal DTP3 për fëmijët 98%. Trajtimi infeksioneve respiratore më Amoxycillin dhe Doxycycline 90%. Trajtimi i diaresë 100%. Trajtimi i turbekulozës (TB)92%. Trajtimi i kancerit të gjirit 84%. Trajtimi i kancerit në qafën e mitrës 81%. Trajtimi i sëmundjes kronike të veshkave (CKD)  70%. Trajtimi i apendesitit 98%. Lleusi paralitik dhe trajtimi i bllokimit të zorrëve 99%. Trajtimi i sëmundjeve pulmonare (COPD)81% etj.