Zinedine Zidane nuk e do Luka Jovicin, kështu ka thënë Borja Mayoral. Gjatë prezantimit te Roma, Borja Mayoral, ka zbuluar se Zinedine Zidane e donte atë që të qëndrojë, në anën tjetër Luka Jovic të shkojë. Por ndodhi e kundërta dhe tani do të jetë vërtetë e çuditshme komunikimi mes Zizu dhe Jovic. Si mund ta aktivizojë dhe kërkoi diçka nga futbollisti që nuk e do, nga futbollisti që kërkoi të largohej nga Reali dhe mbeti në Madrid kundër vullnetit të tij.

“Kur u ktheva në Madrid për parasezon, do të largohesha menjëherë, por Zidane dëshironte që të qëndroj. I thash se më duhet të largohem për më shumë mundësi”, tha Mayoral. “Mendoj se klubi e dëgjoi Zidanin dhe prandaj ata ishin të gatshëm ta lënë Jovicin të shkojë”.

Do të jetë një sezon i gjatë për Realin dhe Zizu. Su lmi është problemi më i madh që ka ky Madrid dhe problemi tjetër tani është Jovic, zëvendësuesi i Benzema, në të cilin nuk beson aspak Zizu.