Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit ka treguar se si e thërret me përkëdheli djalin e tij të vogël Efehanin. Ai ka publikuar një fotografi përkrah të birit Efehan, derisa në mbishkrim e thërret me nofkën tigri, në gjuhën shqipe.
Kjo pasi Tolga prej vitesh është martuar me aktoren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Almeda Abazi, e cila i ka mësuar disa fjalë në shqip. “Sapo hëngra ushqim, tani po e shikoj babain, po thotë këlyshii tigrit”, ka shkruar ai.