Ndonëse këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka zgjedhur mos të publikojë shpesh në rrjetet sociale, së fundmi duket se ka bërë një përjashtim, teksa ka ndarë një moment më prindërit e saj në natyrë.
“Të shtrenjtët e mi, në këto kohë të vështira qëndroni sa më pranë familjes suaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuse dhe mirënjohëse për ta.
Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja krah postimit në ‘Instastory’ ku shfaqet e veshur sportive së bashku me mamin dhe babin.
Kujtojmë se Elvana ka ndarë rrallëherë momente me familjen e saj. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë së bashku me mamanë e saj Gjata ka pohuar se të gjitha nënat shqiptare janë her oinë që edhe në kushte të vështira kanë mundur ta mbajnë familjen në pëllëmbë të dorës.