Sara Hoxha do ta bëjë reperin Ledri Vula baba për herë të parë dhe çifti po pret me padurim që e vogla e tyre të vijë në jetë. Për të festuar pritjen e ëmbël, Sara dhe partneri i saj organizuan një baby shower në kopshtin e shtëpisë së Ledrit, ku festuan deri në orët e vona të mbrëmjes.

Të pranishëm në festën e madhe ishin si familjarë, ashtu edhe miq të afërt të dyshes (njëkohësisht emra të njohur të showbiz-it). Cfarë u vu re edhe njëherë gjatë festës ishte marrëdhënia perfekte e Sarës me vjehrrën e saj, Xheraldinën.

Mamaja e Ledrit ka treguar se e do partneren e djalit si të ishte vajza e saj. Madje, kjo e fundit ka gjetur edhe një nofkë për ta thirrur me përkëdheli vjehrrën e saj. “Pashule, më e mira”- shkruan Sara krahas pozës së tyre duke zbuluar kështu si e thërret mamanë e Ledrit.


E ku ka më bukur?