Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka ironizuar Ilir Metën në lidhje me reagimin e këtij të fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Kirgistan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shprehet se Meta është i gëzuar që në Kirgistan është shpallur përsëritja e zgjedhjeve, por aty është ambasador Donald Lu për të cilin Iliri ka bërë aq shumë letra në Uashington.
Më tej gazetari shprehet se shyqyr që s’i morën parasysh letrat e Metës, se nuk do kish as përsëritje zgjedhjesh në Kirgistan.
“Ilir Meta i gëzuar që në Kirgistan është shpallur përsëritja e zgjedhjeve. Duhet të shtoj që aty është ambasador Donald Lu për të cilin ka bërë aq shumë letra në Uashington. Shyqyr që s’ia morën parasysh letrat, se nuk do kish as përsëritje zgjedhjesh në Kirgistan.”- shkruan Baze.
Ja çfarë shkruan Meta për protestat në Kirgistan:
“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.
Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike”.