Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme.

Pasi kishte sulmuar më parë gazetarin Mero Baze që u mor me të njëjtin argument, sonte Meta su lmoi me shpifje Bollinon dhe familjen e tij dhe Adriatik Doçin (autorin e investigimit) duke i drejtuar Bollino 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit, duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërc ënuar publikisht Bollinon.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët. Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta’‘ , shkruan Bollino në një postim të shkurtër në Facebook.

Meta, si garant i Kushtetutës duhet të garantojë mes shumë lirive të tjera edhe lirinë e shtypit në vend, por tashmë është fare e qartë se e vetmja liri që Meta synon të garantojë është ajo e qehajajve të tij mediatikë që i përdor si kam ikaze kundër cilitdo që guxon ta kritikojë, duke kopjuar edhe për këtë “debulesën” e tij Sali Berisha.

“Duke su lmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, komenton Bollino.

“Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy paste montazhe nga interneti” shkruan gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi në facebook. Edhe drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga, reagoi pas su lmit të fundit të Metës: ”Kur Presidenti i Republikes su lmon familjen e nje botuesi & gazetari pas disa shkrimeve kritike, atehere eshte e qarte se investigimi qenka i vertete.

Mund te flasesh sa te duash per lirine e shtypit, por sulmet e uleta si sot tregojne sa e respekton ne te vertete fjalen e lire!” tha Fuga në Twitter.